MENU
klinika

Si po përfitojnë liderët nga situata...

E gjithë bota mendon për virusin, ata mendojnë për karriget!

16.03.2020 - 15:20

Njoftimi i Presidentit Donald Trump për pezullimin e udhëtimeve nga pjesa më e madhe e Evropës erdhi me “zhurmën” e zakonshme për shumë prej nismave të tij të shpallura me nxitim.

Në fillim, Trump tha se tregtia dhe udhëtimi do të ishin në shënjestër, në përpjekjen e tij të fundit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithëse Presidenti ka kundërshtuar shpesh politikat tregtare të Evropës në të kaluarën, nuk duket sikur po përpiqet të përfitojë nga kjo situatë.

Vendimi i tij shkaktoi një ndjenjë të pakëndshme në shumë kryeqytete evropiane.

Image result for coronavirus putin

Dhe ndërkohë që koronavirusi përkeqëson tensionet ekzistuese globale, disa vende, veçanërisht Kina dhe Rusia, tashmë e kanë shfrytëzuar atë.

Këtë javë Presidenti i Kinës Xi Jinping bëri një turne në Wuhan, qyteti ku ka origjinën virusi, duke uruar punonjësit e mjekësisë për punën e tyre të shkëlqyer, duke trajtuar dhjetëra mijëra qytetarë. Megjithatë, ai po e shfrytëzon situatën për qëllimet e veta.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjithashtu duket se mendon gjithashtu se si virusi mund të funksionojë në dobi të tij.

Aty ku pjesa më e madhe e botës sheh fatkeqësi, Xi është duke kërkuar përfitim. Çdo gjë është në diskutim për të: udhëheqja e tij politike në vend, ekonomia e Kinës, pozicioni i saj si një fuqi botërore dhe në fund të fundit vendi i vetë Xi në skenën botërore.

Nuk është për t’u habitur që ai ka kërkuar të përmirësojë imazhin e Kinës, duke e konsideruar përgjigjen e tij ndaj virusit si një nga sukseset, nga të cilat mund të mësojnë vendet e tjera.

Një libër i botuar në fund të muajit të kaluar nga qeveria, në disa gjuhë rrëfen se si Kina fitoi “luftën e njerëzve” kundër sëmundjes”.

Por nëse Xi po e përdor koronavirusin, për të zbukuruar letrat kredenciale të tij, në Moskë Putin po e përdor atë për të ekzekutuar ambiciet e brendshme dhe të jashtme.

Image result for coronavirus putin

Putini zgjodhi të bënte lëvizjen e tij të madhe në “të hënën e zezë”, duke njoftuar planet për të “thyer” kufijtë e mandatit presidencial rus dhe për të mbajtur pushtetin deri në 2036.

Nuk është sekret që Putini ka planifikuar të mbajë pushtetin gjatë.

Koronavirus i dha një mundësi tjetër. Në samitin e OPEC në Vjenë të premten e kaluar ai refuzoi planin e Arabisë Saudite për të ulur prodhimin e naftës, duke preferuar që të ruajë nivelet e tanishme.

Xi me siguri do të jetë në kërkim të fitimeve në kurriz të Amerikës gjithashtu dhe ai ka avantazhin e rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike.

Jetët janë në rrezik në këtë epidemi, por gjeopolitika është me të vërtetë në lojë, dhe për të fituar atë betejë, kombet duhet të marrin ilaçin e duhur.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Editoriali i The Washington Post

Si e tronditi epidemia sistemin kinez…