MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 25

Humb Partizani, ndalet Kukësi, “arratiset” Tirana

04.03.2020 - 18:57

Tirana ka shënuar nga një gol për çdo pjesë loje në Vlorë ndaj Flamurtarit për të siguruar 3 pikë me shumë vlerë. Jurgen Vrapi shënoi në portën e tij pas insistimit të Ngoo nga krahu i majtë në fraksionin e parë, ndërsa në fund Cobinah vulos fitoren.

Me këtë sukses, Tirana mban kreun e renditjes, madje duke u shkëputur nga Kukësi i vendit të dytë, me këtë të fundit që ngeci në barazim pa gola ndaj Vllaznisë në “Elbasan Arena”.

Partizani dështon përsëri. Kësaj here ishte Teuta që e mposhti 1-0 në “Selman Stërmasi”. Të kuqtë pa frikë mund të thuhet se shkurorëzohen nga titulli kampion, pasi distanca me kreun shkoi në 12 pikë, ndërsa skuadra ka precipituar në vendin e pestë, i arritur tashmë edhe nga Skënderbeu, që fitoi 2-0 në Korçë përballë Luftëtarit.

Teuta ngjitet në vendin e katërt, 2 pikë larg Laçit të vendit të tretë. Kurbinasit u “hakmorrën” ndaj Bylisit për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë. Në ndeshjen e luajtur në Laç, vendasit fituan 2-1, ku portieri i Bylisit, Isli Hidi, nuk ishte në ditën e tij më të mirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN