MENU
klinika

Milan uron Ronaldinhon, mbushi 40 vjeç

“Kur ai luante, ju buzëqeshnit”

21.03.2020 - 13:57

Sot, një nga ikonat e gjalla të futbollit, braziliani Ronaldinho, mbushi 40 vjec. Një nga ditëlindjet më të trishtuara për brazilianin, pasi ndodhet në burg. Më 6 mars, ish-sulmuesi brazilian u arrestua së bashku me vëllain e tij në Paraguaj, për shkak se kishin përdorur identitet të rremë.

Megjithatë urimet për Ronaldinjon në këtë 40 vjetor të tij nuk kanë munguar, teksa tërheq vëmendjen edhe urimi i Milanit. Kuqezinjtë në faqen zyrtare shkruajnë: “Kur ai luante, ju buzëqeshnit. Gëzuar ditëlindjen Ronaldinho”.

Kujtojmë se braziliani luajti për 3 sezone me Milanin, ku u transferua në 2008-n nga Barcelona dhe qëndroi deri në vitin 2011, për të kaluar më pas te Flamengo në Brazil. Tre vite mjaftuan që  Ronaldinjo të vjedhë zemrat e tifozëve të Milanit dhe të kthehet në një idhull për ta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Falimentimi i ish-kampionit të botës

Nga bigamia, borxhet e burgu, ana e errët e Dinhos