MENU
klinika

Vendimi i UEFA-s

Man City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon shtyhen pa afat

12.03.2020 - 17:45

UEFA po heziton të ndërpresë aktivitetet e Champions dhe Europa League, teksa po shtyn apo po i zhvillon me dyer të mbyllura disa prej tyre. Situata ka precipituar keq në 48 orët e fundit dhe Real Madrid me Juventus janë futur në karantinë.

Dhe UEFA ka lajmëruar zyrtarisht që ndeshjet e kthimit për 1/8 finale të Champions League, Manchester City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon, të shtyhen, por pa caktuar për sa kohë dhe pa dhënë një datë kur do të rikuperohen.

Duket se javës tjetër do të luhen vetëm dy sfida të Champions, pikërisht Bayern Munchen-Chelsea dhe Barcelona-Napoli. Kjo e dyta është konfirmuar që do të luhet pa tifozë, por rrezikohet edhe kjo të shtyhet, duke parë përhapjen e madhe të Coronavirusit edhe në Spanjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas rastit të Daniele Ruganit

Një tjetër futbollist i Serie A me COVID-19