MENU
klinika

Alarmohet prindërit

Mësuesi grek në Korçë pozitiv me Koronavirus

17.03.2020 - 14:13

Një mësues greke të një shkolle private në Korcë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtoria e shkollës nëpërmjet një njoftimi, e cila thotë se rasti është zbuluar ditën e premte në datë 13.

Mësuesi ështe diagnostikuar me covid 19 në Greqi, por kjo ka alarmuar prindërit dhe mësuesit e kësaj shkolle.

Mësuesi punonte me kohë të pjesshme në shkollën private në Korçe dhe kontakti i fundit me koleget e shkollës ka qenë në datën 9 mars. Aktualisht ai ndodhet ne Greqi.

“Të dashur prindër, ju informojmë se një person prej stafit edukativ të Shkollës “Omiros” u gjend pozitiv ndaj koronavirusit ditën e Premte datë 13/03/2020. Shkolla jonë u mbyll ditën e hënë, 4 ditë para se të shfaqej rasti, dhe ishte e vetmja ditë që dikush prej stafit dhe fëmijëve mund të ketë ardhur në kontakt me personin e infektuar i cili nuk ishte në dijeni për problemin deri ditën që iu shfaqën shenjat e para dhe shkoi në spital, ku pas analizave rezultoi pozitiv. Duke pasur parasysh dhe probabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar t’iu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e mëposhtme në rast se keni një prej shenjave të bëra publike e që lidhen me infektimin nga ky virus”, thuhet në njoftimin e shkollës private.

Më poshtë kemi udhëzimet e Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Persona që erdhën në kontakt me një rast të verifikuar apo të dyshimtë të infektimit me koronovirusin e ri ( psh anëtarët e familjes, miqtë, kolegët, profesionistët e shëndetit) ndjekin shëndetin e tyre (matin temperaturën dy herë në ditë) nga dita e kontaktit të fundit me këtë rast që prej 14 ditësh.

Është i domosdoshëm komunikimi i (përditshëm) me profesionistët e shëndetit gjatë gjithë kohës së karantinës.

Përgjatë gjithë kësaj periudhe (14 ditore) duhet të aplikohen rregullat si më poshtë:

Qëndrim në dhomë e cila vazhdimisht pastrohet ajri që përdoret vetëm për këtë person.

• Kufizim i të gjithë atyre që kujdesen për personin, një person i cili i përket grupit të rrezikut (dmth janë të një moshe të madhe dhe nuk ka sëmundje kronike).

• Nuk lejohen vizitat

kolana e librave

• Qëndrim i anëtarëve të tjerë të familjes në dhomë tjetër nëse kjo nuk është e mundur të qëndrojnë të paktën në 2 m largësi nga personi.

• Izolim nga lëvizjet e personit në shtëpi, sa të jetë e mundur.

• Ajrosia sa më e mirë e ambienteve të përbashkëta.

• Larje e mirë e duarve para dhe pas kontaktit me njeriun ose ambientin e tij (dhomë, objekte) , para ushqimit dhe pas përdorimit të banjës (larje duarsh me ujë e sapun ose përdorimi i dizifektantit nëse duart e tij janë dukshëm të ndotura ose jo).

• Gjithmonë të mbulohet goja dhe hunda gjatë momentit që kollitet ose teshtin.

• Hedhje e kujdesshme e mbeturinave dhe materialeve të përdorura për mbulimin e hundës apo të gojës, larje e kujdesshme në rast se nuk janë për një përdorim.

• Shmangie e kontaktit të drejtpërdrejt me lëmgje të trupit, në veçanti pështymë apo të tjera lëngje trupore me duart të pambrojtura dhe përdorimi i dorezave me një përdorim. Pason larja e duarve.

• Shmangia e kontaktit me objekte mundësisht të infektuara të të sëmurit si pjata, gota, lugë e pirun, peceta, çarçafë të cilat pas një larjeje të kujdesshme ripërdoren. Pastrim dhe dezinfektim i sipërfaqeve dhe objektve të dhomës së të sëmurit me bazë ditore me një sapun ose detergjent të zakonshëm, shpëlarje të duarve dhe në vazhdim dizifektim me një tretësirë prej klori shtëpiak në një propocion 1:50, nëse përdoret kolorinë e holluar 5%.

• Larje e banjës çdo ditë me të njëjtën mënyrë.

Me respekt të veçantë

Drejtoria e Shkollës Omiros.