MENU
klinika

Portugezi tregohet bamirës

Pandemia, gjesti human i Cristiano Ronaldos

15.03.2020 - 12:24

Në këto ditë vështira të pandemisë globale me përhapjen e COVID-19 nuk mund të qëndronin jashtë kësaj situate edhe yje të sportit, si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Por sulmuesi portugez, përveç mesazhit në rrjetet sociale, ka propozuar diçka humane.

Cristiano Ronaldo është rritur në një familje me vështirësi në rrugët e një qyteti të vogël portugez dhe tani është një nga futbollistët që merr më shumë para nga puna e tij. Ai nuk e harron kurrë se nga ka ardhur dhe i ndihmon të gjithë sa herë kanë nevojë.

Portugezi është autor i shumë bamirësive dhe të mirave, por nuk do të ndalet. Ai është pronar i disa hoteleve gjigante në Madeira dhe jo vetëm dhe sipas spanjolles “Marca”, është gati t’i nxjerrë nga funksioni ata, për t’i shndërruar në spitale për të prekurit me coronavirus.

Jo vetëm kaq, por ai do të paguajë të gjithë stafin që do të punojë në të, duke nisur nga sanitarët e rojet, deri të doktorët specialistë. Një gjest i jashtëzakonshëm në një moment kur të gjithë kanë nevojë. Ky akt është përshendetur nga të gjithë portugezët, sidomos në vendlindje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pandemia, thirrja e yllit portugez

Mesazhi njerëzor i Cristiano Ronaldos për botën

“Shëndeti, mbi të gjitha”

Messi nga vetizolimi ka një mesazh për botën