MENU
klinika

Vendimi

Platini ngelet jashtë botës së futbollit

05.03.2020 - 16:15

Ish-presidenti i UEFA-s në vitet 2007-2015, Michel Platini, humbi apelimin në Gjykatën Europiane të Të Drejtave të Njeriut për heqjen e përjashtimit për 4 vite nga aktivitetet futbollistike.

Trupa gjykuese prej 7 anëtarësh votoi unanimisht kundër kërkesës së ish-kapitenit të Francës. Platini akuzohet se ka përfituar 2 milionë dollarrë nga ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blater, për ta zëvendësuar këtë të fundit në postin e qeverisë së futbollit botëror në vitin 2015.

Për shkak të akuzave dhe hetimeve, Blater dhe Platini dhanë dorëheqjen. Ish-ylli i Juventusit në vitet ’80 ka humbur betejën ligjore për të hequr dënimin në 5 shkallë të gjyqësorit. Ai është gjobitur me 62.800 dollarë për dëmet që i ka shkaktuar futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN