MENU
klinika

La Liga, Java 27

Real Madrid mposhtet nga Betis dhe humbet kreun

08.03.2020 - 23:01

Real Madrid mposht Barcelonën, por jo Betis. Në ndeshjen e luajtur në Sevilla, vendasit kanë fituar 2-1 dhe për pasojë, formacioni i Zinedine Zidane ka humbur kryesimin, që tashmë e ka rimarrë Barcelona.

Ndeshja ishte me ritëm, por golat do të vinin në fundin e pjesës së parë. Fillimisht është Betis që realizon me anë të Sidnei. Ndërsa Los Blancos realizuan në minutën e tretë shtesë me penallti nga Benzema.

Kur pritej që Real Madrid të përmbyste shifrat, janë vendasit ata që luajnë më mirë dhe Joachim fal një rast fatal me portën bosh. Megjithatë, Tello në minutën e 82-të kalon Betis në avantazh. Real hidhet i tëri në sulm për të shmangur humbjen, por nuk ia del.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN