MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 26

Tirana superon edhe Laçin, titulli më afër

08.03.2020 - 18:56

Tirana po vijon në rrugën e suksesve dhe tashmë afrohet edhe më shumë drejt titullit kampion. Bardheblutë fituan 1-0 përballë Laçit, ndeshje e luajtur në stadiumin “Air Albania”.

Nuk ka qenë një fitore e lehtë. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola, pavarësisht se vendasit kanë dominuar, por kurbinasit goditën shtyllën në rastin e vetëm që patën.

Tirana rriti presion në pjesën e dytë dhe Ngoo në 73’ realizon golin e fitores. Bardheblutë mbrojtën me fanatizëm golin, pasi miqtë në fund donin të paktën barazimin. Me këtë sukses, bardheblutë shkëputen me 9 pikë në krye të renditjes nga Kukësi i vendit të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 26

Dita e surprizave, ngecin Teuta dhe Bylis