MENU
klinika

Mesazhi i Tifozave Kuq e Zi

TKZ: Qëndroni në shtëpi, hapni flamurin kuqezi!

15.03.2020 - 20:55

Ditët e fundit ka pasur shumë solidarizim në lidhje me masat që janë ndërmarrë në kuadër për parandalimin e përhapjes më tej të COVID-19. Edhe sportistët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për të qëndruar në shtëpi. Edhe kuqezinjtë e Kombëtares shqiptare e bënë një gjë të tillë.

Sensibilizimet kanë qenë të shumta, ndërsa nuk mund të mungojnë këtu  edhe “Tifozët Kuq e Zi”. Këta të fundit kanë reaguar në faqen e tyre zyrtare, ku i kërkojnë të gjithë shqiptarëve të tregohen të kujdesshëm e të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Madje, tifozët e flaktë të Kombëtares kanë edhe një kërkesë të veçantë për të gjithë, teksa kërkojnë që në shenjë sensibilizimi të gjithë të valëvisin në ballkonet e tyre flamurin kombëtar, ashtu sikurse anëtarët e grupimit “Tifozët Kuq e Zi” kanë bërë.

“Qëndroni në shtëpi dhe bëni kujdes. Një mënyrë për të treguar forcë dhe sensibilizim duke ngritur flamurin kombëtar në ballkonet dhe dritaret tona. Do ia dalim!” – është mesazhi i përcjellë në rrjetet sociale të tifogrupit TKZ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Videomesazhi i futbollistëve të Kombëtares

Kuqezinjtë njëzëri: Qëndroni në shtëpi!