MENU
klinika

Premier League, Java 29

Tottenham ndalet sërish, rrëshket i teti

07.03.2020 - 20:53

Tri ndeshje radhazi pa fitore në Premier League dhe tashmë Tottenham ka precipituar në vend të tetë. Spurs kanë marrë një tjetër rezultat zhgënjyes pas barazimit 1-1 të regjistruar në fushën e Burnley-t në javën e 29-të.

Sfida e luajtur në “Turf Moor” është zhbllokuar pas vetëm 13 minutash, me vendasit që kanë kaluar në avantazh me Wood. Reagimi i miqve ka ardhur në minutën e 50-të, me Dele Alli që ka tranformuar penalltinë e tuar nga Lamela dhe ka fiksuar shifrat në 1-1.

Ylli anglez është bërë lojtari i shtatë që ka shënuar 50 gola në Premier League për Spurs-at. Vetëm Harry Kane (23 vjeç e 44 ditë) e ka arritur këtë shifër në një moshë më të re se Alli (23 vjeç e 331 ditë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN