MENU
klinika

“Mos u shqetësoni”

Trajneri i njohur infektohet nga Covid-19

23.03.2020 - 21:29

Turqia ishte vendi i fundit në Europë që ndali futbollin dhe ka bërë mirë, me ngjarjet e sotme që duket se gjithçka do të ndryshojë, pasi në spital i shtruar me infeksionin e rrezikshëm të Covid-19 është edhe një nga emrat më të njohur të futbollit në këtë vend, Fatih Terim.

Ka qenë vetë trajneri i Gallatasarajit ai i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se ka rezultuar pozitv pas testeve të fundit dhe se ishte në spital: “Sipas testeve që kreva sot, rezultatet ishin pozitive. Unë jam në duar të sigurta në spital. Mos u shqetësoni. Do të komunikojmë përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Ai nuk është i vetmi person nga Gallatasaraj që rezulton pozitiv me këtë virus të rrezikshëm pasi edhe zëvendëspresidenti i klubit dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar po ashtu të prekur nga virusi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN