MENU
klinika

Kupa e Francës

Tripletë e Mbappe, gol edhe Neymar, PSG në finale

04.03.2020 - 23:14

PSG nuk njeh rivalë në Francë, duke siguruar dy finale kupe, përfshi edhe atë të Ligës dhe kryesuar bindshëm në Ligue 1. Parizienët fituan 5-1 ndaj Lyon në transfertë, në derbin e vogël francez.

Ndeshja nuk ka nisur mirë për miqtë, që janë ndëshkuar në minutën e 11-të nga Terrier pas disa gabimesh në mbrojtje, por reagimi ka qenë i menjëhershëm me Mbappe, që ka barazuar në të 14-ën me një goditje me kokë.

Episodi që ka vendosur ndeshjen ka ardhur në pjesën e dytë, kur Marcal ka lënë me 10 lojtarë Lyon-in për shkak të një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë. Te pika e bardhë është paraqitur Neymar, i cili nuk ka gabuar.

Gjashtë minuta më mbrapa ka ardhur goli i tretë i miqve me Mbappe që ka shënuar pas një aksioni të bukur individual. Sarabia ka realizuar të katërtin në të 82-ën, para se Mbappe të kompletonte tripletën personale në të 93-ën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampionët e Francës në 4 fronte

PSG siguron finalen e Kupës së Ligës