02.04.2020 - 22:10
Rritet bilanci i të prekurve nga COVID-19 në qarkun e Shkodrës. Sot 12 raste kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Aktualisht në këtë qark, numri i të prekurve ka shkuar në 27.
Po ashtu mësohet se bëhet fjalë për 2 familje, me nga 6 anëtarë, të cilët i janë nështruar testit, i cili vërtetoi se ata ishin prekur nga virusi.
Një prej familjeve dyshohet se është infektuar gjatë një ceremonie mortore, ndërkohë tjetra gjatë vizitave në banesë pasi kryefamiljari ishte i sëmurë.
Kujtojmë se deri më tani numri i personave të prekur nga koronavirusi në vend ka shkuar në 277, ndërsa 16 kanë humbur jetën.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Kjo luftë nuk fitohet ndryshe"
Qeveria paralajmëron masa të rrepta ndaj koronavirusit
Harta zgjerohet me Vlorën che Shkodrën
COVID-19/ Bilanci rritet me 104 të infektuar
Mësuesit vijojnë të paraqiten në punë
Bashkia e Shkodrës mbyll shkollat, kopshtet dhe çerdhet!
"Të merren masa urgjente"