MENU
klinika

Të parkuara para banesës së pronarit të tyre

Digjen gjatë natës automjeti dhe furgoni në Himarë

30.04.2020 - 08:45

Një automjet dhe një furgon janë djegur para banesës së pronarit të tyre në fshatin Çorraj të Himarës.

Ngjarja ka ndodhur natën e 30 prillit teksa të dyja si automjet dhe furgoni të markës Mercedes Benz ishin në pronësi të A.H.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Himarë

Gjatë natës, në fshatin Çorraj, Himarë, kanë marrë flakë dy automjete të tipit Mercedes Benz-ML270 dhe Mercedes Benz furgon, në pronësi të shtetasit A.H të cilat ishin të parkuara përpara banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.