MENU
klinika

Kreu i FSHF-së mbështet klubet

Duka: Futbollin e ndihmojmë, qoftë dhe me kredi

02.04.2020 - 21:16

Qeveria e shprehu qartë se nuk ka ndërmend të ndihmojë futbollin shqiptar në këto kohë krize të pandemisë. Megjithatë, Armand Duka, presidenti i FSHF, jep shenja shprese për futbollin me deklaratën e dhënë për gazetën “Tema”:

“Financimi i sportit dhe mënyra si duhet të zhvillohet është temë më vete. Ne e nisëm dhe nuk është se po merret seriozisht. Është e vetmja fushë e aktualitetit që nuk meritoka një kompensim? Nuk e ka ndaluar askush qeverinë të kontrollojë deklarimet. Informaliteti në Shqipëri nuk është vetëm në futboll, është kudo, është 70% informal.

Ne mundësitë i kemi, do të jemi pranë klubeve dhe nuk do t’i lejojmë që ta humbin besimin te futbolli. Do t’i mbështesim. Ne nuk kemi buxhet nëse kriza do të zgjasë, por mbase kryeministri do të krijojë kushtet për ndonjë kredi të paguajmë edhe futbollistët”, – deklaroi Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i FSHF-së i përgjigjet Edi Ramës

Duka: Qeveria t’i japë futbollit minimumin jetik

Letra dërguar Këshillit të Ministrave

FSHF i kërkon Qeverisë të kompensojë futbollin