MENU
klinika

Holandezi tregon muskujt

Edhe Seedorf mposht Ronaldon në sfidën e tij

10.04.2020 - 19:31

Jo një, por 3 sportistë, madje i fundit një ish-futbollist, kanë mposhtur Cristiano Ronaldon në sfidën që lëshoi vetë në muskujt e barkut në 45 sekonda. Clarence Seedorf, sapo ka mbushur 44 vjeç, por nuk i ndjen aspak.

Ish-mesfushori holandez, që sezonin e kaluar e ka mbyllur eksperiencën e tij si trajner i Kamerunit, i është përgjigjur sfidës së lëshuar nga Cristiano Ronaldo, Living Room Cup (Kupa e dhomës së ndenjes). Kanatiere, pantallona të shkurtra dhe shumë vullnet: rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm: Plot 143 ushtrime për muskuj barku të kompletuara në 45 sekonda,

Një më shumë se ylli i Juventus-it në një sfidë me të vërtetë epike. “Po ju, sa mund të bëni?, – ka shkruar Seedorf në Instagram. – Bëni kujdes dhe qëndroni në shtëpi”.

Nga Haaland te Matuidi, janë të shumtë ata që kanë pranuar sfidën e portugezit. Megjithatë, dikush i ka djegur të gjithë, është Caster Semenya, fituesja e dy medaljeve të arta në Lojërat Olimpike, që ka bërë 176 ushtrime radhazi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN