MENU
klinika

Vendimet e sotme

Italia dhe Franca mbyllin një pjesë të futbollit

16.04.2020 - 20:02

Po mbyllen një e nga një shumë gara. Federata Italiane e Futbollit vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike për femrat dhe të rinjtë. Vendimi erdhi pas vazhdimit të masave të ashpra nga ana e qeverisë italiane kundër përhapjes së koronavirusit, ku deri tani janë regjistruar 22.170 të vdekur.

Kampionati  i futbollit për femra, kampionatet e moshave 15, 16 dhe 17 vjeç dhe niveli amator janë të detyruar që të mos zhvillojnë aktivitetet e planifikuara futbollistike për shkak të katastrofës së rëndë humanitare që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Të njëjtën gje edhe Franca, që ka marrë vendimin për të anuluar kampionatet joprofesioniste. Kështu, National 2, National 3 dhe Regional janë anuluar. Të vetmet kampionate, ku gjithçka mund të rinisë janë Ligue 1, 2 dhe National 1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak