11.04.2020 - 11:43
Kakao është një produkt që përmban shumë përbërës që jo vetëm e ushqejnë flokun tuaj, por edhe i jep butësi, aminoacide, minerale, antioksidantë dhe vitamina.
Ja çfarë ju duhet për këtë maskë natyrale për flokët tuaj:
- 1 lugë gjelle kakao pluhur
- 1/2 filxhan kafe kos (ose pak qumësht të ngrohtë)
- 1 vezë
Udhëzime:
- Fillimisht rrih vezën, pastaj shto kakaon dhe në fund kosin (ose qumështin).
- Përzieje të gjithë masën me kujdes. Sigurohu që masa të jetë homogjene dhe pak e trashë.
- Fillo aplikoje në flokë, fillimisht në rrënjë dhe më pas në gjithë floku duke e ndarë në zona.
- Përhape me kujdes derisa të mbarojë dhe mbaje për 30 minuta. Mbuloje kokën me një qese plastike dhe me një peshqir të ngrohtë të lagur.
- Pas 30 minutave, shpëlaji flokët me ujë të ngrohtë.
Përdoreni një herë në javë këtë maskë dhe flokët do t’i keni plot jetë e shkëlqim!