MENU
klinika

Video dedikuar sulmuesit shqiptar

Malaga për Sadikun: Një vrasës para portës!

13.04.2020 - 16:37

Kështu e ka cilësuar faqja zyrtare e Malagës sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Sadiku. Skuadra spanjolle ka ndarë në rrjetet sociale një video të të gjithë golave të sulmuesit shqiptar, që e shoqëron me fjalët: “Pas pak do të nisim me publikimin e ‘ndeshje pas ndeshje‘, por më parë hapim oreksin me një racion të mirë me golat e vrasësit tonë.”

10 golat e shënuar prej tij me fanellën bardheblu e kanë shndërruar bomberin tonë në një gjahtar goli. Kaq i ka mjaftuar atij për të fituar zemrat e tifozëve të Malagës që me golat e elbasanasit kërkon të jetë në pozita komode në fundin e sezonit.

Sadiku ndodhet te skuadra e La Liga 2 në formulën e huazimit nga Levante. Me skuadrën nga Valencia nuk kishte rendimentin e pritur, kjo për shkak edhe të dëmtimeve. Por tashmë ai është rikthyer dhe duket se Malaga do ta rikthejë edhe në Kombëtaren shqiptare, ku mungon prej qershorit të vitit të shkuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bomberi shqiptar protagonist

Gol me kthesë, Sadiku i jep pikë ekipit

Videomesazhi i futbollistëve të Kombëtares

Kuqezinjtë njëzëri: Qëndroni në shtëpi!