MENU
klinika

Presidenti i klubit të Serie A

“Më mirë të përgatitemi për sezonin tjetër”

25.04.2020 - 12:55

Edhe pse klubet e Serie A ishin unanimë kur votuan rikthimin në fushën e lojës, kuptohet, me lejen e Qeverisë Italiane, ka presidentë klubesh që mendojnë ndryshe, madje ai Brescias ka kërcënuar disa herë që nuk do të lejojë ekipin të zbresë në fushë.

Italia është një nga vendet më të prekura prej Koronavirusit, ku janë regjistruar edhe viktima të shumta. Padyshim që si në shumë vende të botës, edhe në këtë vend futbolli është pezulluar, teksa ende nuk ka një datë zyrtare për rifillimin e tij.

ferrero

Së fundmi kundër ka dalë edhe presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, i cili ka thënë se nuk mund të tallen me veten, ndërkohë që vaksina kundër Koronavirusit nuk ka dalë ende.

“Ne do tallemi me veten, deri në momentin që dikush të thotë se vaksina për Koronavirusin ka dalë dhe vetëm atëherë mund të jemi të qetë. Në vend që të rinisim kampionatin sërish, më mirë do ishte të përgatiteshim për sezonin e ardhshëm”, – u shpreh Ferrero.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i presidentit të klubit italian

“Tërheq ekipin nëse jepet urdhër për të luajtur”