MENU
klinika

“U them bravo”

Menaxheri i mahnitur: Shqiptarët e mbajnë fjalën!

04.04.2020 - 13:26

Jehona e dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali vijon të jetë prezente te personazhe të ndryshme publike në vendin fqinj. Një ndër ta është edhe menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi, që pret të përfundojë izolimi dhe të udhëtojë drejt Shqipërisë për të takuar kryeministrin Edi Rama.

“Nuk jam një person që ndjek politikën, është një botë e cila nuk më ka pëlqyer kurrë. Por Edi Rama ka qenë një ndër të paktët politikanë, për të mos thënë i vetmi, i cili ka folur me zemër dhe jo sepse duhej të bënte një fjalim institucional.

Kjo e nderon, atë dhe të gjithë popullin shqiptar që është mirënjohës ndaj italianëve. Në ditët e sotme mirënjohja nuk ekziston dhe harrojmë gjithçka shumë shpejt. Me të vërtetë u them bravo.

Telefonova Hysajn dhe i thashë se sa të mbarojë gjithë kjo histori, kam ndër mend të njoh Ramën, pasi kur një person flet me zemër, është një burrë me kuptimin e plotë të fjalës. Në eksperiencën time, kam vënë re se shqiptarët e mbajnë fjalën e dhënë, njëlloj si ne napolitanët”, – u shpreh Giuffredi për “tuttomercatoweb”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maddaloni, pjesë e ekipit tonë kombëtar

Xhudisti italian: Do t’ia shpërblej Shqipërisë!

“Do të stërvis falas shqiptarët”

Trajneri italian i tenisit, mesazh për Shqipërinë

Mesazhi i i ish-trajnerit të Kombëtares

Gianni De Biasi: Faleminderit Shqipëri!