MENU
klinika

10 orë vrap

Një atlet rus përshkon 100 km rreth shtratit të tij

27.04.2020 - 12:57

Kohët e fundit kemi parë shumë atletë duke përshkuar distanca të gjatë brenda në shtëpi, si pasojë e mbylljes nga Covid-19. Një rus, në qytetin më të skajshëm, Vladivostok, vrapoi rreth shtratit të tij për më shumë se 10 orë duke bërë plot 100 km.

Atleti me përvojë Dmitry Yakukhny kishte planifikuar të bënte 250-kilometra në Maratonën des Sables në shkretëtirën e Saharasë këtë muaj, por gara është shtyrë si pasojë e përhapjes së Koronavirusit.

Atleti rus ishte frymëzuar nga një francez që zhvilloi një maratonë në ballkonin e tij muajin e kaluar. Çdo 10 km ai ndryshonte drejtimin. Familja ishte mbështetja më e madhe, ku gruaja gatuante, ndërsa fëmijët bënin rolin e Dj me muzikë. Jakukhni pohoi se këtë e bëri si sfidë personale dhe jo për të thyer ndonjë rekord.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN