MENU
klinika

18 mln euro vetëm nga “El Clasico”

Nuk ka më turne luksi, klubet e mëdha humbin miliona

11.04.2020 - 13:48

Eventet sportive po shtyhen apo anulohen njëri pas tjetrit. Një tjetër event i futbollit, që sipas programit do të zhvillohej gjatë verës, është fshirë nga kalendari. Bëhet fjalë për edicionin e radhës të International Champions Cup, turne miqësor ku marron pjesë klubet më të mëdha në botë e që zhvillohet çdo vit mes Shtetevetë Bashkuara të Amerikës dhe Azisë.

Organizatorët kanë komunikuar anulimin e turneut të kësaj vere, duke nënvizuar mes motiveve që detyrojnë të merret ky vendim pasigurinë botërorë për shkak të pandemisë së Covid-19. Kuptohet që, me shtyrjen e kampionateve dhe të kompeticioneve europiane parashikohet që pjesa e mbetur e sezonit të luhet gjatë verës, çka do të thotë se, praktikisht, nuk ka kohë dhe data të lira për Champions Cup.

Një nga sfidat me pritshmëri më të lartë ishte “El Clasico” (Barcelona-Real Madridit), që ishte programuar të zhvillohej në Las Vegas e që do të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme për të dyja skuadrat.

Anulimi i kësaJ supersfide, e dyta që do të luhej në Shtetet e Bashkuara (pas asaj të zhvIlluar më 29 korrik 2017, në Miami), u ka hequr mundësinë dy gjigantëve spanjollë që të futnin në xhep nga 9 milionë euro. Kjo është shifra që u përfitua edhe në “El Clasicon” e para tre viteve në Amerikë.

Barça dhe Reali ishin përplasur vetëm një herë më parë jashtë Spanjës, pikërisht në Venezuelë, në një miqësore të vitit 1982. Atë duel  e fitoi Real Madrid (1-0). Në të dytin, të mbajtur në stadiumin “Hard Rock”, në Miami, më 29 Korrik 2017, ishin të pranishëm 66 014 spektatorë. Bacelona triumfoi me rezultatin 3-2, me gola të Messit, Rakitic  dhe Piqué, ndërsa për “Los Blancos” realizuan Kovacic dhe Asensio.