MENU
klinika

Rama mesazh qytetarëve

“Po vazhduam kështu do dalim më shpejt fitimtarë ndaj COVID-19”

08.04.2020 - 10:28

Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se po vazhduam me këtë ritëm, do dalim më shpejt fitimtarë në luftën ndaj koronavirusit, si dhe me kokën lart.

Kreu i qeverisë iu referohet shifrave të ditëve të fundit, ku ka pasur një rënie të ndjeshme të të infektuarve me COVID-19.

Mesazhi i Ramës:
? SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID?

*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bonus 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët që shërbejnë…."

“Kjo është luftë”, Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra