MENU
klinika

Sondazi

Shumica e italianëve kundër rinisjes së Serie A

26.04.2020 - 15:53

Shumica e italianëve mendojnë që ky sezon futbollistik nuk duhet të rifillojë. Në një sondazh të zhvilluar, 64% e votuesve janë shprehur se kampionatet profesioniste të futbollit në Itali nuk duhet të rinisin këtë verë.

Plot 2/3 e atyre që kanë votuar kundër rinisjes së kampionateve e kanë arsyetuar qëndrimin e tyre me faktin se zbritja në fushë e futbollistëve nuk do të jetë e sigurt nga pikëpamja sanitare.

Ndërsa 1/3 ndërkohë mendojnë se futbollistët nuk duhet të jenë të privilegjuar për sa i përket testeve dhe tamponëve ndaj koronavirusit. Këta votues mendojnë që edhe të luash me dyer të mbyllura nuk është e sigurtë.

Ndërkohë 36% të cilët janë pro e rinisjes së kampionateve, mendojë se futbolli i luajtur duhet të rifillojë pasi mund të ndihmojë vendin në aspektin ekonomik. Të gjithë pajtohen në një fakt, ndeshjet do të luhen pa tifozë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i presidentit të klubit italian

“Tërheq ekipin nëse jepet urdhër për të luajtur”