MENU
klinika

Mund të mos ketë ekipe kampionë

Volejbolli shqiptar, 2 plane për sezonin aktual

30.04.2020 - 12:39

Volejbolli shqiptar ka gati dy rrugët për t’i dhënë fund sezonit aktual. Së pari, nëse nga autoritetet shëndetësore do të japin miratimi për të rifilluar me një protokoll të veçantë, atëherë kampionati do të përfundojë, por vetëm 4 ekipet e para, sipas renditjes aktuale, do të shkojnë në play-off.

Në varësi të kohës, që mund të jetë 2 deri në javë, do të gjendet një formulë për të zhvilluar ndeshjet dhe do të kishim skuadrat që do të shpalleshin kampion dhe ato që do të merrnin pjesë në Kupat e Euopiane.

Së dyti, në rast se nuk do të lejohej që volejbolli shqiptar të rinisë, atëherë sezoni do të mbyllet sipas renditjes aktuale të kampionatit të ndërpresë në mars, por me ndryshimin që nuk do të ketë ekipe kampione. Këtë e sqaroi Sekretari i Përgjitshëm i Federatës Shqiptare të volejbollit, Albens Vokopola.

Ndërkohë, nëse sezoni do të mbyllej pa zbritur në parket, ekipet e para në A2 për meshkuj dhe femra do të ngjiten në A1, ndërsa skuadrat e fundit në A1 do të zbresin në kategorinë A2. Pra, nuk do të ketë ndeshje play-out si vitet e tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak