MENU
klinika

Synimet e presidentit turk

Pse ndihmat e Erdogan e shqetësojnë Evropën?

15.05.2020 - 15:00

Megjithëse Turqia renditet e nënta për sa i përket numrit të rasteve të koronavirusit, ajo vazhdon në rrugën e saj, ndryshe nga vendet e tjera në listë.

Faktorët kryesorë në këtë përfundim janë infrastruktura e saj e fortë e kujdesit shëndetësor, , zinxhirin e saj dinamik të furnizimit i cili ka parandaluar mungesën e pajisjeve mbrojtëse mjekësore, dhe punonjësit e specializuar të shëndetit.

Turqia është gjithashtu një nga vendet pionierë në furnizimin me pajisje të kujdesit shëndetësor jashtë vendit gjatë kësaj pandemie globale. 116 shtete, përfshirë vendet e zhvilluara si Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Britania, kanë kërkuar ndihmë nga Turqia, dhe Turqia iu ka dhënë 44 prej tyre pajisje mjekësore mbrojtëse dhe dezinfektues.

Përveç kësaj, me leje të veçantë, ajo ka shitur 116 frymëmarrës në Spanjë, ku eksporti i pajisjeve në fjalë është i ndaluar. Vendet që debatuan vitin e kaluar nëse Turqia i përket NATO-s, kanë parë Turqinë, që ka ndihmuar Spanjën, Italinë, Britaninë, SHBA-në dhe të tjerët gjatë pandemisë, që është një aleat i vërtetë në kohë të vështira.

Turkey sends coronavirus aid to Italy, Spain - Turkey News

Përveç vendeve të Evropës Perëndimore, Turqia ka ofruar ndihmë për Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në Ballkan.

“Toni” i komenteve në median franceze dhe gjermane, i cili konsideron marrëdhëniet e ngrohta të Turqisë me vendet e Ballkanit si një kërcënim, nuk ka ndryshuar shumë. Mediat si Le Monde dhe Der Spiegel publikuan analiza ku thonë që Turqia po përfiton nga shpërthimi për të rritur ndikimin e saj. Ndihmat e Turqisë në Ballkan me sa duket i shqetësoi Gjermaninë dhe Turqinë.

Ajo që po kalojmë nuk është një kërcënim që do të mbetet vetëm brenda kufijve të shteteve-kombe dhe do të kalojë kufijtë me një pasaportë. Ajo që ndodh me fqinjët tanë dhe madje edhe fqinjët e largët do të jetë përcaktuese, si dhe ajo që ndodh në shkallë kombëtare.

Prandaj, diplomacia e ndihmës së Turqisë ka të bëjë me të qenit një mik në kohë të vështira, si dhe të bëjë atë që është njerëzore dhe racionale, ndërsa kjo mund të forcojë “fuqinë e saj të butë”.

Një aspekt tjetër i ndihmës që nuk adresohet shpesh është se Turqia ka dërguar ndihmë në Armeni, me të cilat madje edhe kufijtë janë të mbyllur, dhe Izrael, me të cilin marrëdhëniet diplomatike janë pakësuar.

Ndoshta falë kanaleve të komunikimit të hapura me këtë diplomaci ndihme, Izraeli nuk e nënshkroi deklaratën anti-Turqi të nënshkruar nga Egjipti, Qipro Greke, Greqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca në 12 maj. Vendi tjetër jo nënshkrues ishte Italia, vendi të cilit Turqia i dha ndihmën e parë mjekësore.

Në çdo rast, është e mundur të thuhet se ndërsa, nga njëra anë, Turqia po merret me pandeminë e koronavirusit në një shkallë kombëtare, por gjithashtu po konsolidon fuqinë e saj të butë përmes diplomacisë së ndihmës në vende të ndryshme në tre kontinente.

Përkthyer dhe përshtatur nga Daily Sabah/ konica.al