MENU
klinika

FSHF bën lajmërimin

5 deri në 6 zëvendësime edhe në futbollin shqiptar

14.05.2020 - 21:15

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar ndryshimin që FIFA dhe IFAB kanë vendosur në rregulloren e lojës në përiudhën post-pandemi, për të bërë më të lehtë vijimin e ndeshjeve në një periudhë me kalendar të ngjeshur.

FSHF ka bërë të ditur se për pjesën e mbetur të këtij sezoni e ndoshta edhe në vijim, skuadrat do të kenë mundësinë që të bëjnë 5 zëvendësime gjatë 90 minutave të rregullta të ndeshjes. Kështu mund të evitohet mbingarkesa e lojtarëve, por kanë bërë të qartë se do të ketë kufizime, pasi do të lejohen vetëm 3 hapësira për ndalesa zevendësimesh gjatë ndeshjes.

Ndërkohë, në Kupë apo edhe në ndeshjet play-off e play-out, të cilat mund të kërkojnë shtesa, do të mund të lejohet edhe një zëvendësim i gjashtë pikërisht gjatë shtesës së takimit. Sigurisht, kjo do të zbehë pak cilësinë e futbollit dhe do të bëjë që ndeshje të tilla të duken si miqësore, duke përfunduar me më shumë se gjysmën e secilës skuadër në stol në fund të takimit.

SHPJEGIMI

Numri i zëvendësimeve

Garat zyrtare

Numri i zëvendësimeve, maksimumi deri në pesë, e cila mund të përdoret në çdo ndeshje të luajtur në konkurim zyrtar do të përcaktohet nga FIFA, Konfederata ose Federata kombëtare përveç garave të meshkujve dhe femrave duke përfshirë ekipet në kat. 1 dhe 2 si dhe ekipet kombëtare A ku maksimumi i zëvendësimeve është tre.

Ndryshimi i përkohshëm:

Organizatorët e garës kanë mundësinë të aplikojnë nga sa vijon:

Gjatë ndeshjes, secili ekip:

mund të përdori një maksimum prej pesë zëvendësimesh

ka maksimumi tre ndalesa zëvendësimi *

mund të bëjë zëvendësime në pushimin ndërmjet dy pjesëve

Kur luhet kohë shtesë (p.sh.në ndeshjet e kupës), secili ekip:

mund të përdorë një zëvendësues shtesë (një të gjashtë, pavarësisht nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të zëvendësuesve)

ka një ndalesë shtesë zëvendësimi (një të katërt, pavarësisht nëse skuadra ka përdorur numrin maksimal të ndalesave të zëvendësimit)

mund të bëjë zëvendësime shtesë:

* Në periudhën para fillimit të kohës shtesë

Nëse një ekip nuk ka përdorur numrin e tij maksimal të zëvendësuesve ose ndalesave të zëvendësimit, zëvendësimet dhe ndalesat e papërdorura mund të përdoren në kohë shtesë.

Kur të dy ekipet bëjnë një zëvendësim në të njëjtën kohë, kjo do të llogaritet si një mundësi zëvendësimi e përdorur për secilin ekip.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN