MENU
klinika

FIFA njoftoi ligat

Zyrtare, Covid-19 ndryshon rregullin e futbollit

08.05.2020 - 15:00

Pandemia Covid-19 ndryshon edhe rregullat e futbollit në fushën e lojës. Ligjvënësit e futbollit kanë njoftuar se tashmë do të lejohen të bëjnë pesë zëvendësime për ndeshje, në të gjitha garat, të cilat do të rifillojnë pas pandemisë për të përmbyllur sezonin 2019-2020.

Kjo është një masë ndihmëse për ekipet, që kanë më shumë se dy muaj pushim absolut, ndaj do ta kenë të vështirë ta rigjejnë veten sportivisht e fizikisht në pak kohë stërvitje, deri në ndeshjet e ardhshme. FIFA kishte propozuar ndryshimin e përkohshëm për ta bërë më të lehtë rifillimin e futbollit për lojtarët.

Me këtë ndryshim, gati gjysma e skuadrës mund të zëvendësohet, duke mos i lënë lojtarët përgjatë 90 minutave të lojës në veprim. Sikurse dihet, kampionatet janë ndërprerë që nga mesi i marsit, bashkë me stërvitjet kolektive të lojtarëve, ndaj rikthimi do të jetë jo pak i vështirë në planin fizik.

Aq më tepër që revizionimi i kalendarëve, me qëllim përmbylljen e garave, do të çojë detyrimisht në ngjeshjen e ndeshjeve, me dy apo edhe tri sfida brenda javës. Një intensitet i madh fizik, që kërkon shpërndarjen e ngarkesave në sa më shumë futbollistë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Klubi i Bundesligës me rregulla strikte

Lojtari përjashtohet vetëm pse dha dorën…

Formatet dhe datat e mbylljes së ligave

UEFA, federatave: Dorëzoni planet deri më 25 maj!