MENU
klinika

Klubi i Bundesligës me rregulla strikte

Lojtari përjashtohet vetëm pse dha dorën…

04.05.2020 - 19:49

Kjo është Gjermania, në këtë rast Bundesliga me rregullat strikte. Sulmuesi i Hertha Berlin, Salomon Kalou, theu rregullat e ashpra të vendosura nga liga gjermane. Ish-lojtari i Chelsea hapi një videolive nga dhoma e zhveshjes me shokët e ekipit.

Ai shpërndau dhe një video duke takuar shokët e ekipit. Hertha nuk ka vonuar dhe ka përjashtuar menjëherë futbollistin. Ai ka gabuar rëndë, pasi ka thyer dhe rregullat e brendshme të klubit, por dhe ato të përgjithshme. Kalou nuk respekton distancimin social dhe aq më tepër e tregon diçka të tillë në një video live.

Drejtuesit nuk kanë vonuar dhe të gjendur përballë një presioni mediatik dhe social kanë marrë vendimin më të ashpër duke përjashtuar nga grupi futbollistin. Nuk dihet ende koha e përjashtimit të Salomon Kalou.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Federata, Asamble të Jashtëzakonshme

Shtyhet vendimi për rifillimin e Bundesligës