MENU
klinika

Pas testeve të para

Bundesliga gati, nuk ka lojtarë me COVID-19

04.05.2020 - 11:58

Bundesliga në Gjermani është gati për të rifilluar. Kjo edhe për faktin se testet e koronavirusit që u janë kryer lojtarëve të tyre, kanë rezultuar të gjithë negative. Sipas prestigjiozes gjermane “Kicker”, 14 nga 18 skuadrat mund të vazhdojnë qetësisht punën e tyre pasi kanë marë “OK” nga autoritetet shëndetësore, sepse mes tyre nuk ka lojtarë të infektuar nga Covid-19.

Të gjitha klubet kishin kryer testet e para të enjten dhe pritnin përgjigjet gjatë fundjavës, me 14 skuadra që kanë garancinë tashmë se në përbërjen e tyre nuk ka për momentin lojtarë apo staf të infektuar me virusin e rrezikshëm.

Lajmi tjetër i mirë është se edhe 2 të dyshuar në radhët e Koln kanë rezultuar negativë dhe vetëm 1 rast është pozitiv, por simptomatik dhe nuk është futbollist. Tek Augsburg nuk kanë mbërritur ende rezultatet e testeve, ndërsa Borussia Monchengladbach dhe Leipzig kanë bërë të qartë se nuk do të bënin të ditur rezultatet e tyre, pasi do të përditësonin situatën vetëm një here në javë.

Të gjitha skuadrat u janë nënshtruar përsëri testeve ditën e sotme, pasi ky është një nga kushtet që është vendosur për të garantuar që lojtarët të hyjnë në fushë të sigurt që përballë nuk kanë një koleg që mund t’i infektojë.

Ndërkohë, federata gjermane u ka dërguar një e-mail klubeve që nëse është e mundur të mos publikojnë testet e tyre në media, pasi në vend që të përqendroheshin te fusha e lojës, vëmendja kryesore do të kalonte dikur tjetër dhe nuk është qëllimi ky. Shumica e klubeve kanë rënë dakord, por problemi si gjithnjë është rrjedhja e informacioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Federata, Asamble të Jashtëzakonshme

Shtyhet vendimi për rifillimin e Bundesligës