MENU
klinika

Aprovimi nga shteti

Bundesliga rifillon shpejt me një kusht të fortë

03.05.2020 - 16:12

Më 6 maj do të jetë vendimi final për Bundesligan, por Ministri i Brendshëm dhe i Sportit në Gjermani, Horst Schaeffer, ka dhënë dritën jeshile për rillimin e kampionatin

Megjithatë, ai ka një kusht të fortë. Nëse rezulton qoftë edhe një rast pozitiv me COVID-19, i gjithë ekipi duhet të futet në karantinë për dy javore. “Unë mendoj se plani i dhënë nga federata është i arsyeshëm dhe unë i mbështes ata për rifillimin e kampionatit brenda majit.

Megjithatë në rast se një person del pozitiv më Koronavirus, qoftë lojtar apo stafit teknik, e gjithë skuadra dhe ndoshta kundërshtari me të cilin janë përballur herën e fundit duhet të futen në një karantinë dy javore”, – u shpreh Schaeffer.

Bundesliga do të jetë një nga kampionatet e para kryesore që do të rinisë, pas pezullimit nga Koronavirusi, pork y kusht mund ta ndërpresë që në javën e parë pas rifillimit, pasi mund të ndodhë në njërën prej 18 skuadrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ende pa rinisur futbolli në Gjermani

Tre raste të reja me Covid-19, Bundesliga në dyshim

Federata, Asamble të Jashtëzakonshme

Shtyhet vendimi për rifillimin e Bundesligës