MENU
klinika

Trump shtyn samitin dhe fton Putinin

A do të rikthehet Rusia në G7?

31.05.2020 - 14:48

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai do të shtyjë samitin e këtij viti të G7 dhe do të ftojë liderët e vendeve të tjera që të marrin pjesë në bisedime.

“Unë nuk mendoj se … tregon siç duhet atë që po ndodh në botë. Është një grup shumë i vjetëruar i vendeve,” tha Trump të Shtunën.

Grupi G7, që SHBA pret këtë vit, përfshin Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Presidenti tha se Rusia, Koreja e Jugut, Australia dhe India duhen ftuar.

Duke folur para gazetarëve në bordin e aeroplanit presidencial Air Force One, Trump tha se ai po e shtynte  samitin, i cili ishte planifikuar të zhvillohej në qershor, deri në shtator.

Kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi ftesën e presidentit për të marrë pjesë në një samit personalisht për shkak të koronavirusit.

Të Premten, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson “ra dakord për rëndësinë e mbledhjes së G7 personalisht në të ardhmen e afërt” pas një bisede me presidentin amerikan, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Giuseppe Conte i Italisë u tha se kishte qenë i vetmi udhëheqës i G7 që i ofroi Trump çdo mbështetje të vërtetë.

Shinzo Abe i Japonisë u raportua të ishte neutral ndërsa pjesa tjetër ishin kundër.

Një diplomat evropian i tha The Guardian: “Shumica e udhëheqësve të tjerë këmbëngulën që kjo të jetë një familje, një klub, një komunitet i demokracive liberale dhe për këtë arsye ata thanë që nuk mund ta lejojnë Presidentin Putin te kthehet.”

Udhëheqësit e G7 – ose Grupi i Shtatë – ishin planifikuar të takoheshin me videokonferencë në qershor në përgjigje të Covid-19.

Grupi është i përbërë nga shtatë ekonomitë më të mëdha në botë.

Ai e konsideron veten si “një bashkësi vlerash”, me lirinë dhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit, dhe prosperitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm si parimet e saj kryesore.

Burimi: BBC, Telegraph UK/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shansi i kryeministrit britanik

Samiti i G7, një moment kyç për Boris Johnson


Zotimi i presidentit të zgjedhur mund të ndajë familje dhe të ndikojë në biznese amerikane

Kush janë imigrantët që mund të preken nga plani i Donald Trump për dëbime masive?

Cilët janë 9 gjeneralët e vrarë që nga fillimi i luftës

Vrasja e Kirillov hap edhe një herë “Kutinë e Pandorës”

Analistët “varrosën” planin e Putinit

Rusët “në delir”, do të shpallin fitoren në 2025

Arrestimet, sabotimet dhe shtypja e disidencës

Njësia speciale që “e bën” Rusinë të funksionojë