MENU
klinika

FIFA në dilemë

Anulohet apo shtyhet Botërori i Klubeve 2020?

14.05.2020 - 15:46

Botërori i Klubeve është turneu i radhës që vihet në rrezik për shkak të shpërthimit të pandemisë së Koronavirusit. Edhe pse është tepër e largët dita e fillimit të turneut, mediat ndërkombëtare raportojnë se FIFA po përgatit planin për të anuluar turneun që mbledh kampionët e Champions League në Konfederatat e tyre, plus kampionët e vendit që e organizon.

Sipas gazetës argjentinase “OLE” drejtuesit e Konfederatës së futbollit në Amerikë i kanë kërkuara FIFA-s shtyrjen e turneut për në vitin 2021, pasi turnetë që u japin mundësi skuadrave për të marrë pjesë në këtë konkurs prestigjoz janë pezulluar përkohësisht për shkak të pandemisë.

Shumica e kompeticioneve të njohura, si Champions League i kontinentit tonë, ndodhen në raundet e para të saj, me përjashtim të kontinetit afrikan, që ka mësuar 4 skuadrat gjysmëfinale. Ndërkohë, UEFA Champions League ka mësuar deri tani 4 skuadrat çerekfinaliste.

I mbetet për të njohur edhe pjesën tjetër të ekipeve që do të vijojnë rrugën drejt trofeut me veshë të mëdhenj. Edicioni i shtatëmbëdhjetë i turneut të futbollit më të rëndësishëm në nivel klubesh në botë është parashikuar të mbahet në Katar gjatë muajit dhjetor. Fituesi i fundit është Liverpool.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN