MENU
klinika

Nisin polemikat

FIFA zgjedh Kinën për Botërorin e Klubeve

14.04.2020 - 11:53

FIFA shtyn me një vit Botërorin e Klubeve. Ky kompeticion do të debutonte në qershor të vitit 2021, por shtyrja e Europianit 2020 për vitin e ardhshëm, ka detyruar Komitetin Ekzekutiv të FIFA-s ta programojë eventin një vit më vonë, pra më 2022-n, në të cilin do të marrin pjesë kampionët kontinentalë të katër sezoneve të fundit.

Së shpejti do të zbulohet edhe data zyrtare e nisjes së Botërorit të Klubeve. Por e veçanta është se kompetecioni i parë do të luhet në Kinë, pikërisht në vendin ku shpërtheu pandemia globale e koronavirusit.

Menjëherë kjo ka hapur polemika, por tashmë vendimi është marrë. Botërori i Klubeve nuk bie ndesh me Kupën e Botës të vitit 2022, pasi siç dihet, do të luhet në dhjetor në Katar, ndërsa FIFA ka menduar qershorin për klubet.

Botërori i Klubeve do të zhvillohet çdo katër vjet. Edicioni i dytë do të fillojë në verën e vitit 2025, një vit para Kupës së Botës që Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanada do të organizojnë bashkërisht.

Formati është i tillë, me 24 skuadra, teksa do të ndaheshin në tetë grupe nga tre ekipe. Vetëm i pari nga tre do të klasifikohej, i cili do të shkonte në çerekfinale. Pastaj me tek ndeshje deri sa të shpallej fituesi. Nuk dihet ende se çfarë do të bëhet Kupën e Konfederatave, një kompeticion që me siguri FIFA do të shkrijë, pasi është e pamundur të gjendet hapësira në kalendar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Testet në Botërorin e Klubeve

Tre ndryshime në rregulloren e futbollit