MENU
klinika

Bundesliga, java 27

Bayern “shuplakë” Fankfurtit, Lewa kryeson në Europë

23.05.2020 - 19:28

Bayern Munchen nuk njeh pengesa në Bundesligë. Kryesuesit fituan thellë 5-2 në javën e 27-të, duke mposhtur Eintracht Frankfurt. Një sukses që i mban në krye kampionët, 4 pikë para Dortmund.

Vendasit nuk e patën aspak të vështirë, teksa realizuan 2 gola në pjesën e parë. Goretza në 17’ dhe Muller në 41’ cliruan bavarezët në pjesën e parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes të qetë.

Në të dytën, menjëherë është Lewandowski që realizon golin e tretë. Sulmuesi polka shënoi golin e 27-të, duke u bërë së bashku me Ciro Immobilen shënuesi më i mirë në Europë. Megjithatë, Hinteregger realizon një dopietë në harkun e 3 minutave (52’ e 55’) për miqtë.

Gjithsesi, paniku për Bayern zgjat deri në minutën e 61’, kur Davies realizon golin e katërt, ndërsa në 74’ Hinteregger bëhet protagonist sërish, por kësaj here shënon në portën e tij. 5-2 për Bayern dhe këtu praktikisht mbyllet, pavarësisht se ka raste të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Topi me çip i vjen në ndihmë arbitrave

Penalltitë e dyshimta për prekje me dorë në Europian

Kërkon të nxjerrë Shqipërinë jashtë Euro 2024

Njihuni me trajnerin e Kroacisë!

Tetë fituesit përcaktohen me një përballje

Kupa e Shqipërisë/ Luajnë dy skuadra të Superligës

Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët!

Grupi ‘i vdekjes’, Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë!

Merr çmimin ‘Golden Player’

Haaland më në fund ‘mposht’ Messin