MENU
klinika

Volejbollistja shqiptare

Bici ndërron skuadër, tani do të jetë titullare

24.05.2020 - 20:53

Volejbolli italian dha verdiktet në tavolinë dhe mbylli gjithcka, për t’u rikthyer në shtator me sezonin e ri. Natyrisht tani vëmendja është në merkato. Volejbollistja shqiptare Erblira Bici ka bërë hapin e madh në karrierën e saj.

Lojtarja kryesore e Kombëtares shqiptare, për të qenë tashmë protagoniste kryesore në një skuadër në elitën e volejbollit italian, një nga kampionatet më të forta në botë, ka bërë lëvizjen e radhës. Bici ka firmosur për Cuneon dhe atje pritet që të jetë titullare.

Pas aktivizimit të Mondovi në A2 e pastaj te Novara ku fitoi Kupën e Italisë, si dhe Champions League, Bici u transferua te Busto Arsizio. Por në të dy këto ekipe të fundit ajo ishte zëvendësuese.

Tani hapin e radhës në karrierë e hodhi për të luajtur titullare e për të treguar vlerat e saj në një kampionat shumë cilësor. Këtë e konfirmon në një shkrim të sajin edhe “La Gazzetta Dello Sport”, që thekson se me Cuneon do të jetë sezoni i saj i parë si titullare në kampionatin italian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sportistët shqiptarë në Itali

Propozimi për martesë në mes të ndeshjes