MENU
klinika

Ndeshjet e javës 27

Bundesliga, e vetmja që argëton futbolldashësit

23.05.2020 - 11:39

Bundesliga është rikthyer këtë fundjavë me ndeshjet e raundit të 27-të, teksa që mbrëmë përfundoi derbi i Berlinit. E vetmja ligë e madhe në Europë që aktualisht po argëton jo vetëm tifozët gjermanë, por në mbarë botën.

Sot, në orën 15:30 vjen dueli i drejtpërdrejtë për një vend në Champions League. Borussia Monchegladbach pret Bayer Leverkusen, më saktë vendi i tretë në renditje pret vendin e pestë, por që i ndajnë vetëm 2 pikë. Të dyja skuadrat fituan bindshëm në transfertë javën e kaluar dhe tashmë do të përlasen për mbajtur ritmin.

Po në këtë orë do të luhen edhe 3 ndeshje të tjera, ku vëmendja më e madhe është te sfida Wolfsburg-Dortmund. Dy ekipet kanë objektiva të ndryshme, vendasit për të siguruar një vend në Europa League, ndërsa miqtë për titullin kampion.

E shtuna do të mbyllet me ndeshjen Bayern Munchen-Eintracht Frankfurt, që do të luhet në orën 18:30. Bavarezët janë favoritë absolutë për të fituar këtë ndeshje, nuk kanë probleme as me formacionin. Trajneri Flick ka deklaruar se titulli kampion tashmë varet vetëm prej tyre dhe ndeshjet do të merren një e nga një, duke mos parë sfidat e rivalëve.

Të dielën do të luhen tri ndeshjet e fundit të javës: Schalke-Augsburg, Mainz-Leipzig dhe Koln-Dusseldorf. Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të nisin me një minutë heshtje dhe me futbollistët me shirit të zi në krah në nderim të atyre që kanë humbur jetën në të gjithë botën nga pandemia Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne”

Ajeti: Besoj te fitorja kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë

Formë fantastike para ndeshjeve të Kombëtares

VIDEO/ Jasir Asani shënon gol në minutën e 98-të

“Dorë e hekurt” me lojtarët

Lista e gjobave te Dortmundi