MENU
klinika

Propozimet e fundit

FIGC: Futboll mund të luhet deri në fund të gushtit

20.05.2020 - 20:29

Ndalen përfundimisht në Itali kampionatet e diletantëve, ndërsa ndërsa ato të Serisë A, B dhe C duhet të luhen deri në fund. Ky është vendimi i fundit i këshillit të federal të FIGC, që zhvilloi mbledhjen e radhës.

Dje, ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, i ndezi dritën jeshile stërvitjeve në grupe, duke fiksuar për datën 28 maj një takim me të gjithë aktorët e futbollit, për të vendosur nëse do të niset dhe kur kampionatet në Itali.

Sezoni do të shtyhet deri më 31 gusht, por brenda datës 20 gusht kampionatet duhet të mbyllen nëse do të ketë një pezullim të ri për shkak të COVID-19. Në kërë rast, këshilli federal do të rimodulojë formatin me faza më të shkurtra play off dhe play out. Nëse do të ketë një ndërprerje përfundimtare, “klasifikimi do të përcaktohet duke aplikuar faktorët korrektues”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skenari ekstrem, 12 ekipe për titullin

Serie A mund të rifillojë edhe me “play-off”