MENU
klinika

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve

FSHF falënderon tre infermierët-gjyqtarë

12.05.2020 - 16:17

Sot është dita Ndërkombëtare e Infermierëve, një ditë ku duhet të përulemi dhe falenderojmë përzemërsisht të gjithë infermierët në të gjithë Shqipërinë që na shërbejnë çdo ditë të vitit.

FSHF, në këto kohë të pazakonta për shkak të Covid-19, është krenare për Ridigertin, Fatmirin dhe Rejdin, tre asistentë të shkëlqyer, të cilët kanë qenë çdo orë në shërbim të qytetarëve në pritje të rikthimit në fushat e blerta për të dhënë drejtësi.

Tre gjyqtarë anësorë që në kohë paqe bëjnë edhe arbitrin anësor në fundjavë, ndërsa në këtë periudhë kanë qenë të angazhuar në punën e tyre të infermierit, duke u ardhur në ndihmë njerëzve për kujdes shëndetësor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Futbollistja jep pagën e vet

15-vjeçarja e Kombëtares ndihmon 3 familje