MENU
klinika

“2 ALBANIANS 2-1 SRB”

Granit Xhaka tërbon serbët me videon e fundit

13.05.2020 - 11:08

Granit Xhaka ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, teksa shihet një qytetar shqiptar, i cili godet një letër higjenike, ndërkohë që në sfond dëgjohet komentatori duke komentuar golin e Xhakës me Zvicrën ndaj Serbisë në Botërorin e vitit 2018.

“2 ALBANIANS 2-1 SRB”, shkruan në postim ku është etiketuar Xhaka. Postimi është shpërndarë nga mesfushori i Arsenalit, teksa kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat serbe.

Ata shkruajnë se ky veprim i futbollistit nga Kosova është një provokim nga ana e tij. Xhaka kishte shënoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Serbisë në fitoren 2-1 në sfidën e Botërorit, teksa golin tjetër e shënoi Xherdan Shaqiri, i cili vulosi zyrtarisht tërbimin e serbëve.

“Futbollisti zviceran me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka provokon përsëri serbët dhe Serbinë”, e nis ‘Telegraf.rs’ në këtë mënyrë shkrimin për Xhakën. “Ai ndau një video të mikut të tij në ‘Instagram’ duke komentuar golin kundër Serbisë në Botërorin në Rusi”, – shkruan më tej  media  në fjalë.