MENU
klinika

Rrëfimi i ish-futbollistit brazilian

“Medaljen e Botërorit e shita për të blerë drogë”

24.05.2020 - 10:40

Brazili është një nga vendet me përdoruesit më të mëdhenj të drogës, ku viktima janë edhe sportistët, madje edhe të nivele të larta. Një ndër ta është edhe ish-mbrojtësi i Sao Paulos, Flavio Donizete.

Nëpërmjet një rrëfimi tronditës, ai ka zbuluar që varësia e tij ndaj drogës e shtyu drejt shitjes së medaljes së tij për ta financuar vesin e tij. Ai shkëlqeu me ekipin e të rinjve, teksa në edicionin e dytë me skuadrën braziliane arriti të shkruante historinë.

Ish-mbrojtësi luajti pak në vitin 2005 kur Sao Paolo fitoi kampionatin brazilian dhe Copa Libertadores para se të triumfonte ndaj Liverpool në Botërorin për Klube. Sidoqoftë, medaljen e fituar ai e sakrifikoi për të blerë drogë.

“E shita për 3500 dollarë. Kur e shita, erdhën paratë dhe unë i shfrytëzoja thuajse të gjitha për kokainë. Porosia e parë ishte 500 dollarë për kokainë. E përdora për dy ditë. Sa më shumë para që kisha, aq më shumë drogë dëshiroja”, – tregon Donizete për “Globesporte”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i mjekut: Dy ditë në gjendje kome

20 vjet më parë Maradona luftonte për jetën…

Nga alkooli, droga dhe investimet e këqija

10 futbollistët e famshëm që falimentuan nga veset