MENU
klinika

Ja kur pritet të luhet

NBA në “Disney”, plani i basketbollit amerikan

24.05.2020 - 13:22

Ashtu si shumica e sporteve dhe eventeve që po përpiqen të rikthehen në normalitet, edhe NBA po bëhet gati. Drejtuesit e ligës amerikane të basketbollit kanë filluar bisedimet për sa i përket gjetjes së një vendi të përshtatshëm për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit.

Drejtuesit e NBA janë në bisedime me kompaninë e Walt Disney në mënyrë që të luajnë takimet e basketbollit amerikan në qendrën sportive botërore të ESPN, i cili gjendet në një kompleks prej 255 hektarë në pronësi të kompanisë Disney, në Orlando të Floridas.

Ideja për të zhvilluar stërvitjet dhe ndeshjet në një arenë të vetme është intriguese, pasi në këtë mënyrë do të kishin në kontroll vetëm një arenë të vetme dhe kushtet që ofrohen në këtë impiant janë maksimale si për sa i përket sigurisë, gjithashtu dhe përsa i përket transmetimit televiziv.

Në mungesë të tifozëve në arenat e ndryshme sportive, mbulimi mediatik merr dhe më tepër vlerë. Data e parë që mendohet për rifillimin e NBA është ajo e 10 korrik, por zyrtarizimi mund të jepet pas disa javësh kur të shikohet dhe ecuria e pandemisë në SHBA.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për fëmijët që mësojnë online

Ylli i NBA dhuron 650 kompjutera për nxënësit