MENU
klinika

Kriza nga pandemia

PSG e shet Neymar te Barça edhe me këste

14.05.2020 - 16:11

Pavarësisht se PSG është shpallur kampion, një verë e ngjeshur i pret gjigantët francezë. Janë disa lojtarë që u përfundon kontrata vitin e ardhshëm dhe natyrisht duhet hyrë në bisedime që tani. Natyrisht, ata që spikasin janë dy emra: Kylian Mbappe dhe Neymar.

Por nëse klubet e tjera evropiane po përpiqen të rikuperojnë disi humbjet me përfundimin e sezonit në fushën e lojës, PSG duhet të përdorë një strategji tjetër: atë të shitjes së një ylli. PSG është e gatshme të ndahet me brazilianin.

Vetëm 20 milionë euro ndanë marrëveshjen midis palëve verën e kaluar me Barcelonën. Presioni i brazilianit për t’u larguar është aq i madh sa klubi pranon që është më mirë ta transferojë atë dhe të përqendrojë përpjekjet në mbajtjen e Mbappé, i cili për një dekadë pritet të shndërrohet botëror.

 

Skuadra franceze është e gatshme të negociojë një pagesë me këste për transferimin e Neymar te Barça. Braziliani vazhdon të sqarojë se qëllimi i tij është të kthehet te miku i tij Leo Mesi, që i ka hapur derën. Në Francë dyshojnë se klubi katalanas nuk ka para për t’u përballur me një operacion të tillë.

Për më tepër nëse mbyllet edhe operacioni për transferimin e Lautaro Martinez nga Inter. Ndërsa nga ana e Real Madrid nuk ka asnjë interes më për Neymar. Los Blancos duan vetëm Mbappe. Vetëm për të mund të bënin çmenduri, por PSG nuk do që të heqë dorë nga ylli i vet.