MENU
klinika

Do të luajë në Champions

Rashica ndryshon ekip, mbetet në Bundesligë

12.05.2020 - 15:56

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme në median prestigjioz gjermane “Bild”. Milot Rashica ka arritur akordin paraprak me klubin e Leipzig. Këta të fundit janë gati të derdhin plot 20 milionë euro në arkat e Werder Bremen, për të siguruar shërbmet e shqiptarit të Kosovës.

Leipzig është një nga rivalët për titull këtë sezon, si dhe është pjesë e çerekfinaleve të Champions, teksa ky fakt duket se ka joshur Rashicën, i cili ka zhvilluar një sezon fantastik me Werder Bremen. Me shumë mundësi Leipzig do të luajë sërish në Champions dhe këtë mundësi e sheh si një trampolinë për ndonjë skuadër angleze.

Pavarësisht se skuadra e tij rrezikon të bjerë nga kategoria, interesimet për Rashicën kanë qenë të shumta, nga klube edhe më prestigjioze si Dortmund dhe Liverpool, po mesa bëhet e ditur nga mediat gjermane, 23-vjeçari me shumë gjasa do të zgjedhë Leipzig. Menaxheri i Rashicës është ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala.