MENU
klinika

Lejon edhe përfundimin e Kupës

Serie A përcakton datën e rifillimit

13.05.2020 - 17:07

Serie A ka një datë për të rifilluar dhe ajo është 13 qershori. Një datë që lejon edhe përfundimin e Kupës së Italisë. Ky është vendimi më i fundit që u mor nga Asambleja e klubeve të futbollit në Itali. Janë edhe 12 javë për t’u luajtur në Serie A, përfshi edhe katër ndeshje të prapambetura.

Nga e hëna e ardhshme do të jetë e mundur të fillohet me seancat stërvitore normale në grupit, por pa ata lojtarë që po respektojnë karantinën. Tani të gjithë janë duke pritur për vendimin përfundimtar të Qeverisë, e cila, sipas deklaratave të fundit të Spadafora, duhet të arrijë brenda një jave, duke vlerësuar kurbën e infeksionit të Covid-19.

Futbolli italian provon të rifillojë, por ende ka pengesa. Ministri i Sportit Spadafora ka përmendur sot në parlament tre pika kryesore, që sipas tij ende nuk janë zgjidhur.

E para, karantina e ekipit, në rast të një lojtari pozitiv brenda grupit; E dyta, përgjegjësia e mjekëve të klubeve nga ana ligjore dhe e treta, sigurimi i tamponëve, që nuk do të duhet të ndikojnë në nevojat e qytetarëve. Gjithsesi, me polemika apo jo, në Itali duan ta përfundojnë sezonin futbollistik në fushën e lojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Topi” kalon në anën e Federatës

Serie A, i jepet përgjigje çështjes më të debatuar