MENU
klinika

Banderola

Tifozët e ekipit italian: Pa njerëzit, nuk ka kuptim

12.05.2020 - 20:13

Tifozët e Atalantës në Serie A kanë dalë publikisht kundër idesë së vazhdimit të kampionatit italian. Sot ata shpalosën një slogan prekës duke i dhënë rëndësi tragjedisë së përjetuar nga qytetarët e Bergamos.

Koronavirusi ka marrë shumë jetë njerëzish në këtë qytet, ndaj tifozët e Atalantës nuk pranojnë që të luajnë pa tifozë në stadium dhe për rrjedhojë kërkojnë që sezoni të mbyllet.

“Dhimbjen tonë doni ta harroni. Por pa njerëzit, nuk ka kuptim të kthehemi dhe të luajmë”, – është mesazhi i fortë që japin ultrasit e Atalantës. Edhe tifozët e Brescia-s ndajnë të njëjtin mendim. Rifillimi i Serie A ende mbetet në dyshim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Covid-19 nuk kursen ish-lojtarin

Atalanta jep lajmin e trishtë për tifozët