MENU
klinika

“Infantino të arrestohet”

Shpikësit e shkumës, gjyq me FIFA-n: Duam 40 mln $

10.05.2020 - 21:00

Spraji ose shkuma që përdorin gjyqtarët gjatë një ndeshje futbolli ka vite që është praktikuar gjerësisht në fushë, kjo me miratimin e FIFA-s. Pablo Silva dhe Haine Allemagne, krijuesit e shkumës, kërkojnë 1 deri në 4 vite burg për drejtuesit e FIFA-s, mes të cilëve Gianni Infantino, pasi kanë përdorur pa lejen e tyre shpikjen.

Të dy brazilianët kanë paraqitur katër vite më parë kërkesën e tyre në një gjykatë në vendlindje dhe në ditët e ardhshme do të merret vendimi. Pablo Silva është i bindur se drejtësia do të bëjë punë e saj dhe për këtë arsye kanë punësuar një nga avokatët më të famshëm braizlianë, atë që nxori nga burgu ish-presidentin Lula da Silva.

Kërkesa e dytë është edhe ekonomike, pasi kërkojnë dëmshpërblim prej 40 milionë dollarësh nga FIFA. “Kërkojmë që Infantino dhe të gjithë ata që u përshinë të arrestohen si dhe bllokimin e llogarive të tyre bankare”, – theksoi Silva.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E pësojnë klubet e mëdha

Pritet revolucion i FIFA-s në merkato