MENU
klinika

Kompromentohet sezoni

Tri ditë bojkot, Vllaznia në kaos total

23.05.2020 - 18:13

Futbollistët e Vllaznisë edhe të shtunën nuk kanë dalë në stërvitje, duke kompromentuar ndjeshëm pjesën e mbetur të sezonit, që pritet të ristartojë më 3 qershor. Kriza te Vllaznia hyri sot në ditën e tretë, pasi lojtarët kuqeblu edhe sot nuk kanë preferuar të kryejnë seancë stërvitore.

Një rast i rrallë për klubet elitare të futbollit shqiptar. Sërish në fushë dolën në orën 17:00 zv-trajneri Safet Osja dhe trajneri i portierëve Ideal Lekiqi, por më pas janë larguar pasi aty nuk ndodhej asnjë prej futbollistëve.

Çështja e pagave është kthyer në makth për lojtarët e Vllaznisë, pasi prej kohësh Këshilli Bashkiak i Shkodrës nuk ka miratuar pasqyrën financiare të vitit 2020, ku bën pjesë dhe buxheti i Vllaznisë.

Administratori i klubit Suad Lici deklaroi disa ditë më parë se nëse lojtarët nuk stërviten dhe nuk luajnë, do të aktivizohen futbollistët e Vllaznisë U19. Lojtarët e Vllaznisë kërkojnë garanci për katër rrogat e pamarra dhe mbi të gjitha një datë fikse se kur do të kalojnë paratë në llogaritë e tyre.

Gjithashtu, ata duan të sqarohen se si do të procedohet për kontratat, pasi shumicës i skadon marrëveshja me Vllazninë më 31 maj. Sipas kapitenit Lika, lojtarët janë të gatshëm të pranojnë rroga minimale në muajt qershor dhe korrik nëse klubi shlyen detyrimet e tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Administratori: Luajmë me ekipin B

Tre muaj pa paga, Vllaznia bojkoton stërvitjen


Topi me çip i vjen në ndihmë arbitrave

Penalltitë e dyshimta për prekje me dorë në Europian

Kërkon të nxjerrë Shqipërinë jashtë Euro 2024

Njihuni me trajnerin e Kroacisë!

Tetë fituesit përcaktohen me një përballje

Kupa e Shqipërisë/ Luajnë dy skuadra të Superligës

Statistikat 'e zeza' të Kombëtares me rivalët!

Grupi ‘i vdekjes’, Spanja kushton sa 10-fishi i Shqipërisë!